Aktuale

Mustafa shpreh ngushëllime për ndarjen nga jeta të nënës së Agim Ramadanit

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, ngushëlloi familjen Ramadani dhe qytetarët e Kosovës, pas ndarjes nga jeta të nënës Fetije, nëna e Heroit të Kombit, Agim Ramadani.

“Qytetarët dhe institucionet e Republikës përkulen para familjarëve të heronjve dhe dëshmorëve të kombit që i dhanë Kosovës bijtë dhe bijat e tyre, të cilët me luftën dhe veprimtarinë e tyre i sollën vendit lirinë, demokracinë dhe pavarësinë”, ka thënë kryeministri Mustafa, me këtë rast.