Aktuale

Mustafa: Sheshi “Nënë Tereza” u ndërtua me një pasion të pashembullt

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, përmes një postimi në Facebook i është gëzuar vlerësimit të New York Times për Sheshin “Nënë Tereza” në Prishtinë.

Postimi plotë i Mustafës:

Kënaqësi e veçantë kur sheh vlerësime superlative për projekte që i ke përfunduar me pasion dhe kujdes maksimal para një kohe, siç është rasti me Sheshin “Nënë Tereza”, të cilin New York Times e vlerësoi si një ndër “Lagjet më cool në Ballkan”.

Dhjetëra projekte të tilla që ia ndryshuan pamjen kryeqytetit, janë përfunduar në mandatin e kaluar dhe ato janë produkt i fokusimit të plotë në qeverisjen lokale.

Sheshi “Nënë Tereza” u ndërtua me një pasion të pashembullt të bashkëpunëtorëve të mi, sidomos të drejtorit të Infrastrukturës, Ridvan Shahini, arkitektes Luljeta Sokoli dhe drejtoreshës së Kulturës, Vlora Dumoshi.