Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Musatafa, së bashku me anëtarët e Kryesisë së kësaj partie, kanë bërë të shtunën homazhe tek shtatorja e Presidentit, Ibrahim Rugova, me rastin e datëlindjes së tij.
Mustafa tha se Rugova vazhdon të mbetet figura kyçe e LDK-së dhe gjithë Kosovës.
Ai ishte presidenti i parë i Kosovës së lirë.Sipas tij, LDK-ja do të vazhdojë të ndjekë hapat e Rugovës.