Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka përdorur rrugët alternative për të shkuar në ceremoninë e përurimit të urës së re mbi lumin Bistricë.
Kryeministri bashkë me ministrin e FSK-së, Haki Demollin dhe atë të Punëve të Brendshme, Skender Hyseni kanë përdorur rrugët alternative për shkak se rreth 100 serbë kanë bllokuar rrugën Zveçan-Leposaviq, përkatësisht në Rudare.
Serbët dëshironin të mos kalojë Mustafa në atë pjesë./KosovaPress/