Aktuale

Mustafa then rrugën për përurimin e urës, serbët nuk e lejuan në Rudare

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa dhe komandanti i KFOR-it, Giovanni Fungo kanë përdorur rrugët alternative për të shkuar në ceremoninë e përurimit të urës së re mbi lumin Bistricë.

Ata bashkë me ministrin e FSK-së, Haki Demollin dhe atë të Punëve të Brendshme, Skender Hyseni kanë përdorur rrugët alternative për shkak se rreth 100 serbë kanë bllokuar rrugën Zveçan-Leposaviq, përkatësisht në Rudare.

Serbët dëshironin të mos kalojë Mustafa në atë pjesë. Ndërkohë, kanë bllokuar edhe kalimin e komandantit të KFOR-it, Giovanni Fungo./KosovaPress/