Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa pasi votoi për zgjedhjet lokale, theksoi se sot është një ditë mjaft e rëndësishme për Kosovën dhe është një ditë ku qytetarët vendosin për qeverisjen lokale, për kryetar komunash dhe për këshilltarët të kuvendeve komunale për të votuar.
Mustafa kërkoi që të gjithë qytetarët të dalin të votojnë për ta forcuar qeverisjen lokale dhe demokracinë e vendit.
“Unë shpresoj që qytetarët do të zgjedhin më të mirët, në mënyrë që ta forcojmë qeverisjen, qeverisjen lokale, ta forcojmë demokracinë në vend. Është në vullnetin e qytetarëve që ata me verdiktin e tyre t’i ndihmojnë demokratizimit të vendit dhe zhvillimit të tij. Unë uroj që të gjithë qytetarët sot të dalin dhe të votojnë, të japin votën e tyre për ata që qytetarët mendojnë se vërtet në këtë rast meritojnë votën e tyre”, theksoi Mustafa. /kp