Aktuale

Mustafa publikon fotografinë e takimit me Obaman

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, i cili po qëndron në Shtetet e Bashkuara këto ditë, ka publikuar në faqen e tij zyrtare në Facebook një fotografi nga takimi që ka zhvilluar sot me presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama, dhe Zonjën e Parë amerikane, Michelle Obama.

 

“Përjetësisht falënderues ndaj Shteteve të Bashkuara Amerikës dhe Presidentit Barack Obama për përkrahjen e pakursyer për Republikën e Kosovës. Faleminderit President Obama dhe Zonja e Parë Michelle Obama për pritjen!”, ka shkruar Mustafa në legjendën e fotografisë së publikuar në rrjetin social.