Aktuale

Mustafa: I premtuam Bidenit luftim të krimit dhe të korrupsionit

 

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se zëvendëspresidenti amerikan, Joe Biden, që vizitoi vendin ditë më parë, ka një lidhje të veçantë për Kosovën dhe është i përkushtuar për Kosovën.

“SHBA është e përkushtuar që Kosova të ecën përpara në aspiratat e saj drejt BE’së dhe integrimin në NATO”, ka thënë Mustafa në Debat të RTK’së.

“Po ashtu zëvendëspresidenti amerikan mori nga ne premtime që do të luftohet krimi i organizuar dhe korrupsioni, dhe se për korrupsion e për krim toleranca të jetë zero”, ka deklaruar Mustafa.

Biden ka thënë se SHBA’ja është e përkushtuar ta përkrahë Kosovën në zhvillimin ekonomik, ka treguar Mustafa.

Kryeministri ka thënë Biden ka porositur se duhet të impelmentohen të gjitha marrveshjet me Serbinë, përfshirë edhe themelimin e Asociacionit të komunave serbe.