Aktuale

Mustafa i përgjigjet Bulliqit: Treni nuk do ta kalonte kufirin

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka zgjedhur Facebook-un që t’i përgjigjet deputetit të partisë së tij, Shpetim Bulliqi, duke theksuar se treni nuk do ta kalonte kufirin, ndërsa më ironi ka shkruar se “të njëjtit deputet (që akoma vazhdon të thotë se është në LDK) edhe Mali i Zi i ka hyrë shumë thellë”.

“Ishte nje deputet yni që, për habinë time, tha se të tjerët e ndalën trenin, sepse ai do të arrinte në Kaçanik. Unë ia ktheva se ky do të ishte lajm i mirë për Serbinë, por se lajmi i vertetë (jo i mirë për Serbinë) është se treni nuk do ta kalonte kufirin. Të njëjtit deputet (që akoma vazhdon të thotë se është në LDK) edhe Mali i Zi i ka hyrë shumë thellë”, shkruan Mustafa./KosovaPress/