Kryeministri Isa Mustafa, ka përgëzuar Qeverinë e Malit të Zi, të udhëhequr nga kryeministri Dushko Markoviq, me rastin e marrjes së mandatit.
Ndër të tjera ai ka treguar gatishmëri për për thellimin e gjithanshëm të bashkëpunimit, miqësisë dhe partneritetit fqinjësor me Malin e Zi.
“Qeveria e Republikës së Kosovës është plotësisht e përkushtuar për bashkëpunim me Malin e Zi me theks të posaçëm në rrugën e përbashkët dhe të pa alternativë integruese të dy shteteve tona në strukturat euroatlantike, në BE dhe në NATO”, thuhet në deklaratën e Mustafës.
Tags:Isa Mustafa