Aktuale

Mustafa: Pasqyrat financiare të subjekteve politike të bëhen transparente

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka shkruan në Facebook se subjektet të cilat po lavdërohen se i kanë bërë publike pasqyrat e tyre financiare “do të pasqyrojnë se me cilat para dhe nga cilat burime është financuar gazi lotsjellës, shishet e molotovit, sferat e qelqit, mekanizmat për rrotullimin e automjeteve, protestat e dhunshme”.

Shkrimi i plotë i kryeministrit Mustafa:

Një kërkesë shumë e qëlluar që pasqyrat financiare të subjekteve politike të bëhen transparente. Por edhe të auditohen. Si kryetar i LDK-së kam kërkuar nga zyrtarët përgjegjës të LDK-së të kërkojnë zyrtarisht nga KQZ-ja që pasqyrat financiare të LDK-së të dorëzuara në KQZ të jenë publike dhe të qasshme për çdo qytetar. Do të aktivizojmë edhe Web-faqen e LDK-së dhe do të prezantojmë çdo cent të shpenzuar për partinë.

Shpresoj se edhe subjektet të cilat po lavdërohen se i kanë bërë publike pasqyrat e tyre financiare do të pasqyrojnë se me cilat para dhe nga cilat burime është financuar gazi lotsjellës, shishet e molotovit, sferat e qelqit, mekanizmat për rrotullimin e automjeteve, protestat e dhunshme… Burimet e financimit të subjekteve politike dhe shpenzimet e tyre duhet të jenë transparente.