Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa iu ka thënë PAN-it, që ta shfrytëzojnë të drejtën që e ka dhënë Gjykata Kushtetuese, por jo pa kufi.
Ai madje nëpërmejt facebook-it, i ka thënë PAN-it që të krijojnë kushte që të themelohen institucionet e vendit dhe mos e mbani vendin peng.
“Përgjegjësit për të themeluar institucionet e kanë adresën e tyre. Janë ata që organizuan dhe ekzekutuan mosbesimin ndaj Qeverisë. Nuk kanë nevojë të vonohen, as të kërkojnë orë e ditë shtesë, sepse lidershipi nuk krijohet për një ditë. Kushte nuk ka. Shfrytëzoni të drejtën që e ka dhënë Gjykata Kushtetuese, por jo pa kufi. Krijoni kushte të themelohen institucionet e vendit dhe mos e mbani vendin peng. LDK dhe partnerët e koalicionit, AKR dhe Alternativa, e shohin Kosovën ndryshe. Jo me ju në qeverisje. Ne kemi dije dhe jemi të përgjegjshëm që këtij vendi t’ia ofrojmë zgjidhjen më të mirë”, ka shkruar Mustafa./KosovaPress/