Aktuale

Mustafa: Pakoja e Ahtisarit nuk është Kuran por duhet respektuar

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka deklaruar se nuk i vlerëson argumentet “shkencore” të atyre që në tryezën e 3 gushtit merreshin me këngë malazeze dhe thonin se Pakoja e Ahtisarit nuk është Bibël as Kuran, pasi dihet se Kosova është betuar që ta respektojnë këtë pako.

Ja komenti i plotë i Mustafës në facebook:

Unë e vlerësoj shumë opinionin e profesorit Marc Weller. Por nuk i vlerësoj argumentet “shkencore” të atyre që në tryezën e 3 gushtit merreshin me këngë malazeze dhe thonin se Pakoja e Ahtisarit nuk është Bibël as Kuran. Që nuk është Bibël dhe Kuran e dijmë, por pavarësinë e kemi shpallur mbi këtë Pako dhe jemi betuar me Deklaratë të Pavarësisë që do ta respektojmë. Prandaj nuk ka nevojë të keqinterpretohem. IM