Aktuale

Mustafa: Pacollit i kam thënë mos hy aty ku është PDK-ja

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa pas mbledhjes së Kryesisë së LDK-së, ka folur për largimin e AKR-së së Behgjet Pacollit nga koalicioni.

Mustafa e ka cilësuar si jo të drejtë vendimin e Pacollit dhe se ky vendim i tij nuk i kontribuon vendit.

“Ata që i thyejnë marrëveshjet ata i shkelin parimet e tyre, ata nuk i kanë kontribuar vendit, kanë bërë gabim. Unë i kam thënë edhe z.Pacolli që nuk duhet të bëhet koalicion me PDK, sepse po të ishte mirë do të hynim edhe ne”, tha Mustafa.

Sipas tij ky koalicion është koalicion i pazareve të ulëta./KosovaPress/