Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa gjatë një konferencë të jashtëzakonshme të mbajtur tani, theksoi se nuk do të lejonin hyrjen e trenit në Kosovë, por në rast se ai do të hynte do të trajtohej në bazë të ligjeve të Republikës së Kosovës.
Mustafa tha se të gjitha dikasteret e Kosovës kanë qenë të përfshirë në situatën e krijuar nga Serbia dhe pohoi se për këtë çështje dje kanë mbajtur edhe takimin e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, ku kanë marrë vendim që në përputhje me situatën të ndërmarrin të gjitha veprimet kushtetuese.
“Kthimi i këtij treni është vendim i duhur dhe hyrja e tij në Republikën e Kosovës nuk do të lejohej dhe në rast se do të hynte do të trajtohej në përputhje më ligjet e Republikës së Kosovës”, tha ai dhe theksoi se nuk do të lejojnë provokime të tilla për kthimin e Kosovës dhe rajonit në vitet errëta, raporton KosovaPress.