Aktuale

Mustafa: Nuk shoh ultimatum nga Pacolli, ishte vetëm një mendim

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafsa ka deklaruar se nuk sheh ultimatum nga Behgjet Pacolli, por është vetëm një mendim i shprehur më qëllim të formimit sa më shpejtë të institucioneve.

Ai më tej shtoi se presin nga Pacolli që t’i përmbahet marrëveshjes sa nënshkruar për koalicion të përbashkët.

Sipas Mustafës, Lidhja Demokratike e Kosovë do të marrë sot pjesë në seancë dhe presin nga PAN që ta propozojë kandidatit për kryeparlamentar.

Në këtë takim të kryesisë është vendosur për disa kandidat të kryetarëve të komunave por jo edhe për Prishtinën dhe Prizrenin./KosovaPress/