Kryeministri Isa Mustafa ka vendosur të mos mbajë pozicion neutral në procesin e konsultave shtesë përkitazi me Marrëveshjen e kufirit me Malin e Zi. Gjatë zhvillimit të kësaj nisme ai ka publikuar vetëm argumente pro versionit aktual të demarkacionit.
Deri tash ka realizuar disa takime dhe nga të parat kanë qenë ato me kryetarët e komunave të rajonit të Dukagjinit, në të cilat shtrihet edhe vija kufitare, që është duke u kundërshtuar ashpër nga banorët lokalë, nga ekspertë dhe nga opozita, shkruan sot “Koha Ditore”.
Disa nga kryetarët kanë thënë t’i kenë paraqitur argumente të forta kryeministrit, e që flasin për gabime në demarkim. Madje, Rasim Selmanaj i Deçanit ka thënë të jetë bindur edhe kryeministri se caktimi i kufirit është bërë gabim.