Kryeministri në detyrë Isa Mustafa ka reaguar me anë të një postimi në Facebook ku thotë se gjendja e sotme në Kuvendin e Kosovës është e tmerrshme.
Mustafa ka thënë se ky koalicion do duhej të rrëzohej dhe të bëhej një koaliicion i madh por pa PDK-në.
Postimi i Mustafës:
Është e tmerrshme kjo gjendje në Kuvendin e Kosovës. Zgjidhja është në shumicën shqiptare në Kuvend. Prandaj sot do të duhej të tërhiqet apo të rrëzohet ky koalicion dhe të themelohet koalicioni i madh pa PDK-në dhe pa ndikim të Listës Serbe. Nuk duhet të lejojmë këtë masakër të Serbisë në institucionet shtetërore të Kosovës!