Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka reaguar lidhur me largimin e Alma Lamës nga pozita e ambasadorës së Italisë, duke thënë se ky është një shembull i keq dhe praktikë e dëmshme në jetën institucionale.
Mustafa përmes Facebook’ut ka bërë të ditur as presidenti Hashim Thaçi e as Ministria e Punëve të Brendshme nuk kanë dhënë arsye për këtë veprim dhe se çka fshihet prapa saj.
“Do të ishte institucionale dhe njerëzore që mos të luhet me fatin e njerëzve, të fëmijëve dhe familjeve të tyre. Sa kam qenë unë Kryeministër nuk kam lejuar të ndërrohen njerëzit mbi baza politike e klienteliste ,në mënyrë të tillë, pa marrë parasysh se nga e cila parti kanë qenë. Unë jam i bindur se zonja Lama në Romë ka përfaqësuar me dinjitet shtetin e Kosovës, e jo partitë politike. Por, po ashtu, se nuk u ka shërbyer individëve”, ka përfunduar Mustafa./Express