Kryeministri në detyrë, Isa Mustafa ka dënuar sulmin terrorist në Barcelonë, duke shprehur ngushëllime për popullin spanjoll dhe të prekurit nga aktet e sotme.
Mustafa me këtë rast ka shprehur solidaritetin e popullit të Kosovës.
“Kosova qëndron pranë popullit spanjoll dhe të prekurve nga aktet terroriste, në këto çaste të vështira”, ka shkruar kryeministri Mustafa./KosovaPress/