Aktuale

Mustafa nga rruga Beau Biden : Tashmë Kosova është shtëpia e Amerikës

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka folur në ceremoninë e përurimit të rrugës “Beau Biden” në rajonin e Ferizajit, duke shprehur se tashmë amerika është e shtëpisë dhe nuk ka nevojë për ftesë që të vizitojë Kosovën.

“Rruga që po promovojmë sot jam i bindur që do kthejë vazhdimisht vëmendjen e familjes tuaj. Këtu te ne shtëpia e kosovarit për mikun është si shtëpia e tij. Ju jeni miq të Kosovës e tashmë nuk keni nevojë për ftesë që të vizitoni shtëpinë tuaj.” theksoi Kryeministri Mustafa.