Aktuale

Mustafa: Ne mund të bëhemi “kërrsh” por Mali i Zi nuk na jep asnjë metër tokë

I pyetur nëse i ka marrë disa letra të banoreve të zonës kufitare me Malin e Zi, ku ata ankohen se nuk mund ta përdorin atë zonë për kullotat e tyre, Mustafa ka thënë se atë pjesë këta banorë do të mund ta përdorin edhe pas ratifikimit të Demarkacionit.

“Letrat e rugovasëve i kam parë para një viti, unë konsiderojë se një kërkesë e tillë ka qenë legjitime, dhe gjithë qytetarët tonë do të mund të shfrytëzojnë këto hapësira. Unë kam biseduar me Gjukanoviqin, dhe ai është pajtuar se qytetarët tanë mund ti shfrytëzojnë ato pjesë të cilat i kanë shfrytëzuar me shekuj”, ka thënë Mustafa.

“Edhe unë kisha pas dëshirë që jo 80 po nja 150 kilometra katrorë ti marrim nga ajo pjesë, po ato nuk mi jep Mali i Zi. Dokumentacioni thotë se ato janë të komunës së Plavës. Me malin e zi nuk e kemi ndërmend me hy në konflikt, edhe në qoftë se dikush duhet me luftu për këto atëherë janë pronarët e këtyre pronave, të cilët e kishin mbrojt me gjoks, para se me dal me luftu ne”, ka thënë Kryeministri.

“Pse kjo pjesë ka mbet andej historikisht, ajo është çështje tjetër”, ka thënë ai.

“Ne mundemi me u bo kërrsh mes veti po Mali i Zi nuk nin për atë punë”

“Është punë argumentesh dhe ne si qeveri po ju ofrojmë argumente. 1 mijë harta me i gjet ne duhet ta pranojmë gjendjen faktike, këto toka kanë pronar edhe ata janë malazez”, ka përfunduar ai.