Aktuale

Mustafa: Mocioni ka për pasojë destabilizimin e vendit

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, duke paraqitur para deputetëve qëndrimin e Qeverisë, lidhur me mocionin e mosbesimit ka thënë se mocioni është një tendencë që dëmet që kanë krijuar nga qeveritë e kaluara t’i mveshën kësaj Qeverie.

Mustafa ka thënë se mocioni është një pamflet politik pa asnjë bazë argumentuese.

“Është një tendencë që dëmet që kanë krijuar nga qeveritë e kaluara t’i mveshën kësaj Qeverie, është e pa pranueshme dhe ka për pasojë destabilizimin e vendit përmes krijimit të mosbesimit në institucione përmes vakumit institucional dhe ka për qëllim për fshehjen e personave që kanë shkaktuar dëme milionshe këtij vendi”, tha ai.

Në këtë seancë po shqyrtohet mocioni për rrëzimin e Qeverisë, i propozuar nga partitë e opozitës, mbështetur nga 42 deputet./KosovaPress/