Kryeministri Isa Mustafa duke raportuar para deputetëve lidhur me Ligjin për sigurime shëndetësore tha se është vendosur që nga 1 korriku i këtij viti të fillojë mbledhja e premiumeve për Fondin e sigurimeve shëndetësore.
Mustafa tha se për këtë çështje kanë bashkëpunim me Bankën Botërore, Ambasadat e Zvicrës dhe Luksemburgut si dhe me institucione tjera ndërkombëtare.
Sipas tij Banka Botërore ka dhënë rekomandimin e caktuara për këtë çështje
Mustafa po ashtu ka bërë të ditur se në bazë të ligjit për Sigurime Shëndetësore pagesat për fondin të ndahen në mënyrë proporcionale, 3.5 përqind punëmarrësi dhe 3.5 përqind punëdhënësi.
Procesi i informimit tek qytetarët për sigurime shëndetësore sipas Mustafës ka filluar dhe do ta përfundohet deri në funksionalizimin e fondit.
Kryeministri Isa Mustafa informoi po ashtu se për sistemin e informimit shëndetësor janë investuar 6 milionë euro, që kryesisht janë në regjionin e Prizrenit dhe në QKU.
Mustafa tha se do të respektojnë që në krye të fondit për sigurime të vijnë njerëz që e meritojnë dhe që kanë kualifikime për këtë punë./KosovaPress/