Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa sot në mbledhjen e Qeverisë i ka informuar ministrat lidhur me rrëzimin e murit në pjesën veriore të Mitrovicës.
Mustafa tha se lidhur me rrëzimin e murit është arritur një marrëveshje e mirë dhe ligjore.
Kryeministri tha se edhe komuna e Mitrovicës e ka kryer punën në përputhshmëri me marrëveshjen e arritur.
Në lidhje me murin e ndërtuar matanë urës së Ibrit ka folur edhe ministri i Mjedisit Ferat Shala tha se që nga nisja e ndërtimit të murit janë ndërmarr masat ku janë ndërprerë punimet dhe janë marr të gjitha masat ligjore deri në arritjen e marrëveshjes.
Shala tha se kanë respektuar ligjin me përpikmëri dhe kanë zbatuar Kushtetutën.
Ai tha se marrëveshja është legale dhe është bërë me pajtimin e institucioneve dhe deri më tani është zbatuar plotësisht./KosovaPress/