Ekonomi

Mustafa lëvdohet për buxhetin 2 miliardësh dhe rritjen ekonomike

Kryeministri i vendit, Isa Mustafa ka thënë se sivjet në Kosovë do të ketë rritje ekonomike mbi 4 për qind, dhe kjo sipas tij ndodh si rezultat i punës së tyre.

“Ne për herë të parë në histori, pra kjo Qeveri do ta bëjë buxhetin shtetëror 2 miliardë euro”, ka deklaruar ai.

Deklarimet, kryeministri Mustafa i ka bërë në konferencën “Politikat e Qeverisë për avancimin e statusit të gruas në shoqëri” që është organizuar në kuadër të zgjedhjeve të Forumit të Gruas së LDK-së.