Aktuale

Mustafa: Lekaj më mirë të dal në gjah, e jo ta prish gjuhën!

Kryeministri Isa Mustafa ka kërkuar nga deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Pal Lekaj, që të dalë dhe ti gjejë 8200 hektarë të humbur të territorit të Kosovës, për të cilët pretendon deputeti Lekaj.

Mustafa përmes Facebook-ut ka shkruar se Lekaj duhet t`i gjejë ku kanë humbur 8200 hektarë tokë, duke dal në gjah e jo “me e prishë gjuhën”.

“Pali, me mirë do të ishte me dalë për gjah e me i gjete ku janë 8200 hektarët sesa me e prishë gjuhën. As më shumë as më pak, veç të tregoni cila komunë, cili fshat, cila zonë kadastrale e Kosovës u zvogëlua për 8200 hektarë. Deri sa nuk jepni përgjigje, jeni përgjegjës për të pavërteta dhe mashtrime”, shkruan Mustafa.

Pal Lekaj e ka cilësuar Mustafën si kryeministri më i paaftë që ka pasur ndonjëherë Kosova./KosovaPress/