Kryetari i LDK-së Isa Mustafa e ka cilësuar fitore të LDK-së rezultatin e zgjedhjeve lokale të cilat u mbajtën të dielën në Kosovë.
Mustafa thotë se partia e tij nuk i fitoi këto zgjedhje nga lavdërimi e as për t’u lavdëruar dhe se respekti ndaj qytetarëve kthehet me punë dhe përgjegjësi.
“Prandaj çdo fitore e shton peshën e përgjegjësisë ndaj vendit dhe ndaj çdo njeriu”, ka shkruar në Facebook, kreu i LDK-së./KosovaPress/