Ekonomi

Mustafa: Kosova, pronarja e vetme e Trepçës

Kryetari i Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Muhamet Mustafa, ka deklaruar se Komisioni ka mirëpritur tekstin e projektligjit dhe ka vlerësuar se ky ligj është i një rëndësie të veçantë.

Ai ka thënë se Kosova është pronarja e vetme e Trepçës.

“Ky ligj hap perspektiven zhvillimore. I ka dhënë zgjidhje optimale për interesin e punëtorëve dhe investitorëve duke e bërë Trepçën kompani atraktive për investitorët. Ky ligj është fryt i një pune shumë studioze”, tha Mustafa.