Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka thënë se Kosova duhet ta ketë ushtrinë e vet dhe se i ka planet për krijimin e saj. Mirëpo ai ka thënë se ky proces do të bëhet në bashkëpunim me faktorin ndërkombëtar.
Këto komente ai i ka bërë pas takimit me ministrin e Jashtëm gjerman, Sigmar Gabriel, i cili po qëndron për një vizitë në Kosovë, raporton Ekonomia Online.
“Kosova i ka planet për ushtrinë dhe duhet të ketë ushtrinë e vet. Ky proces do bëhet në bashkëpunim me NATO-n, me ShBA-në dhe vendet e BE-së që të zhvillohet debat me të gjitha komunitet në mënyrë që të marrin përkrahjen e tyre dhe që ky proces i ushtrisë të jetë gjithëpërfshirës”, ka thënë Mustafa.
Ndërsa ministri i Jashtëm gjerman Sigmar Gabriel, tha se formimi i ushtrisë do të bëhet nga në pajtim me të gjithë aktorët.“Kjo i bije se Kosova ka të drejtë të ketë një ushtri sovrane dhe e gjithë kjo në harmoni të përfshirjes në biseda nga të gjithë aktorët”, ka thënë Gabriel.