Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, gjatë takimit të kabinetit qeveritarë, ka ngushëlluar popullin francez dhe qeverinë e saj lidhur me tragjedinë e ndodhur mbrëmë duke lënë të vdekur dhjetëra qytetarë të pafajshëm.
“Në emër të qeverisë dhe në emër tuajin shpreh dhimbjen dhe pikëllimin e qytetarëve dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës për aktin e tmerrshëm terrorist i cili e ka goditë mbrëmë Francën. Theksoj se të gjithë ne jemi të shokuar me këtë akt barbar i cili la të vdekur me dhjetëra persona të pafajshëm në qytetin e Nices. Këto janë vërtetë qaste të rënda për shtetin dhe popullin francez por të rënda edhe për qytetarët e Kosovës, sepse ne e ndjejmë thellë tragjedinë që e kanë pësuar qytetarët atje dhe solidarizohemi thellë me popullin mik francez. Ne do të jemi të përkushtuar thellësisht për të qenë pjesë e koalicionit global kudër terrorizmit të prirë nga SHBA dhe vendet e tjera perëndimore dhe kërkojmë që të ndalen këto akte terroriste”, është shprehur kryeministri Mustafa. /KosovaPress/





















