Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka thënë se janë duke punuar që të arrihet marrëveshja për bashkëqeverisje me Lëvizjen Vetëvendosje.
Ai në shënimin e 30 vjetorit të themelimit të LDK-së, ka theksuar se dëshirojnë ta respektojnë vullnetin e qytetarëve të Kosovës të dalë nga zgjedhjet e fundit.
“Duam një marrëveshje meritore për qeverisjen e ardhme. LDK ka lexuar rezultatet e 6 tetorit dhe po sillet me përgjegjësi. Edhe LVV duhet t’i lexojë qartë dhe të pranojë se jemi subjekte që gati barabartësisht kemi dalë në zgjedhjet e 6 tetorit, me diferencë të një deputeti, për çka jemi pajtuar që pozita e Kryeministrit t’i takojë partnerit tonë”.
Ai ka thënë se janë të interesuar që të japin kontributin e tyre për ta mbajtur Kosovën si aleat besnik të BE-së dhe NATO-s dhe përforcimin e partneriteti me SHBA-në.
“Këtë e kemi amanet nga Ibrahim Rugova”.