Kryeministri në detyrë Isa Mustafa ka komentuar deklaratat e kandidatit për kryeministër nga koalicioni PAN, Ramush Haradinaj, që Qeveria do të formohet brenda 10 ditësh, raporton Ekonomia Online.Sipas Mustafës, institucionet do të duheshin që të themelohen edhe më herët.
“Unë them se duhet të respektohen procedurat ligjore dhe është dashur që institucionet të themelohen edhe më herët”, tha Mustafa, i pyetur pas mbledhjes së Qeverisë.