Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa ka uruar qytetarët për marrjen e kodit telefonik për Kosovën +383. Mustafa është shprehur se përfitimet nga ky kod llogariten të jenë milionëshe.
Mustafa në një postim në rrjetin social Facebook, është shprehur se Kosova me marrjen e këtij kodi ka shënuar një hap të rëndësishëm në kompletimin e shtetësisë.
“Sot, Republikës së Kosovës i është alokuar kodi telefonik ndërkombëtar +383. Kosova ka shënuar një arritje të madhe duke bërë një hap të rëndësishëm në kompletimin e elementeve të shtetësisë.”, ka shkruar Mustafa.
Sipas tij kodi ndërkombëtar e forcon sovranitetin e shtetit.
“Ndarja e kodit telefonik ndërkombëtar e forcon sovranitetin dhe subjektivitetin e shtetit. Përfitimet ekonomike të Republikës së Kosovës do të jenë milionëshe. Urime!”, ka shkruar Mustafa në rrjetin social Facebook./GazetaExpress/