Isa Mustafa ishte zgjedhur në mënyrë kundërkushtetuese Kryetar i Parlamentit në korrik të vitit 2014 kur bashkë me Ramush Haradinajn, Fatmir Limajn e Albin Kurtin tentonin që të formonin Qeverinë duke e lënë partinë e parë jashtë koalicionit. Gjykata Kushtetuese e kishte rrëzuar Mustafën nga pozita e Kryeparlamentarit. Atëkohë, s’kishte dhënë askush dorëheqje pse ishte shkelur Kushtetuta.
Ndërsa, tash, Isa Mustafa po kërkon dorëheqjen e Qeverisë dhe shpërbërjen e Kuvendit për shkak se Gjyktata Kushtetuese gjeti se vendimi për emërimin e Delegacionit Shtetëror është kundërkushtetues.
Ai ka thënë historia e Kosovës njeh dy president të cilët kanë dhënë dorëheqje në momentin kur e kanë shkelur Kushtetutën e Republikës së Kosovës, prandaj sipas kreut të LDK’së tashmë është radha e Qeverisë së Ramush Haradinajt ta bëjë një gjë të tillë.
Mustafa thotë se Gjykata Kushtetuese ka shpallur si antikushtetues Ligjin për Dialigon dhe gjithashtu edhe Ekipin e Dialogut, të cilët u bën me iniciativë të Qeverisë dhe u miratuan nga Kuvendi i Kosovës.
“Dy presidentë tanë kanë dhënë dorëheqje kur është konstatuar shkelje e Kushtetutës. Tani radhën e ka kjo Qeveri dhe ky Kuvend. Duhet të pajtohemi se nuk lejohet që Kosovën ta drejtojnë shkelësit e Kushtetutës”, ka shkruar Mustafa, raporton Gazeta Express.
Ndër të tjera ai ka listuar edhe të gjitha shkeljet që janë bërë, e që sipas tij për veprime të tilla antikushtetuese kjo Qeveri duhet të dorëhiqet.
“Gjykata Kushtetuese foli. Shpalli jokushtetues në tërësinë e tij Ligjin për dialogun. Shpalli jokushtetues Ekipin e Dialogut. Ekipi, pa e pritur hyrjen në fuqi të Ligjit, i cili u kontestua nga LDK dhe VV, ushtroi veprime jokushtetuese në procesin e dialogut me para të Buxhetit. Kryeministri, në mënyrë jokushtetuese, i kishte deleguar përgjegjësitë e tij për dialogun. Qeveria shkeli Kushtetutën duke e aprovuar Projektligjin me përmbajtje jokushtetuese të sponzorizuar nga PSD. Kuvendi shkeli Kushtetutën duke e miratuar një Ligj jokushtetues, të propozuar nga Qeveria.Janë këto shkelje të Kushtetutës në proporcione gjeometrike nga koalicioni PAN”, ka shtuar Mustafa.
LDK’ja dhe Lëvizja Vetëvendosje që nga fillimi e kanë kontestuar Ekipin Negociator, ndërsa tashmë pasi është shpallur në kundërshtim me Kushtetutën nga PSD’ja thonë se dy partitë opozitare ia kthyen në dorë përsëri dialogun Hashim Thaçit./GazetaExpress/




















