Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka premtuar se Lidhja Demokratike e Kosovës do të zhvillojë një fushatë zgjedhore për zgjedhjet lokale, të drejt, të sinqertë e demokratike.
Ai nëpërmjet facebook-ut u ka thënë qytetarëve se po fillojnë së bashku një rrugëtim të ri për t’i dhënë juve një standart të ri jete.
Postimi i plotë i Mustafës:
Qytetarë të nderuar të Kosovës Sot po fillojmë fushatën zgjedhore pë komuna, në Sallën 1 Tetori në Prishtinë në ora 17:00.
Po fillojmë së bashku një rrugëtim të ri për t’i dhënë juve një standart të ri jete. Koha ka ardhur që ju të vendosni për rrugën tuaj, kopshtet e shkollën e fëmijëve tuaj. Atdhe tjetër nuk kemi, këtij duhet t’i japim shpresën tonë.��Në emrin tim dhe të Lidhjes Demokratike të Kosovës iu premtojmë fushatë zgjedhore për zgjedhjet lokale, të drejt, të sinçertë e demokratike. Ne do ndjekim shpresën dhe qellimet tuaja.�Së bashku do ta denojmë me votë kapjen dhe kapësit e shpresës tuaj.��#LidhjaPoVjen