Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, priti në takim ambasadorin e ri të Francës në Kosovë, Didier Chabert.
Në një njoftim për media thuhet se duke i uruar suksese gjatë misionit në Kosovë,Mustafa e njoftoi ambasadorin Chabert për proceset aktuale dhe prioritetet e Qeverisë në zhvillimin ekonomik, integrimet euroatlantike dhe fuqizimin e subjektivitetit shtetëror.
Kryeministri Mustafa, po ashtu, theksoi vullnetin e Qeverisë së Kosovës për thellimin e bashkëpunimit me Francën, si një prej partnerëve shumë të rëndësishëm të Kosovës, duke shprehur mirënjohje për përkrahjen e madhe të saj në proceset eurointegruese.
Në anën tjetër, ambasadori i Francës në Kosovë, Didier Chabert, shprehu përkushtimin e tij për thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve, duke theksuar edhe përkrahjen e shtetit francez për Kosovën, në të gjitha fushat. /KP