Aktuale

Mustafa: E tërheqim nga rendi i ditës demarkacionin me Malin e Zi

Ratifikimi i demarkacionit me Malin e Zi, nuk do të bëhet në seancën e sotme. Kryeministri Mustafa para deputetëve të Kosovës ka thënë se sot nuk është koha e duhur për ta votuar Demarkacionin.

“Unë si Kryeministër konsideroj se sot nuk janë rrethanat që sot duhet të votojmë për Demarkacionin me Malin e zi dhe Qeveria e heq nga rendi i ditës votimin për demarkacionin”, ka thënë Kryeministri Mustafa.