Aktuale

Mustafa e Kurti nuk takohen sot

Asnjë takim për sot nuk është paraparë që të mbahet në mes të liderit të Vetëvendosjes, Albin Kurti dhe Isa Mustafës së LDK-së.

Ndonëse u raportua se një takim mes tyre do të nisë në orën 13:00, diçka e tillë është mohuar nga Zyra për media e Vetëvendosjes.

“Nuk është paraparë diçka për sot. Tash për tash nuk ka diçka” kanë thënë nga kjo zyrë sa i përket një takimi të radhës mes këtyre dy partive lidhur me arritjen e marrëveshjes së mundshme për bashkëqeverisje.

Edhe nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri ka thënë se nuk ka takim në mes liderit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa.

“Jo, jo s’ka takim, nuk besoj se ka takim”, ka thënë Haziri.  /FaktePlus