Aktuale

Mustafa: E arritura jonë më e madhe është procesi i rregullt zgjedhor

Kryeministri i Kosovës e ka vlerësuar lart procesin zgjedhor në Komunën e Drenasit.

Mustafa përmes një postimi në Facebook, ka thënë se e arritura jonë më e madhe në zgjedhjet për Kryetar të Komunës së Drenasit është vet procesi i rregullt zgjedhor.

“Ndërkaq, rezultatet shprehin vullnetin aktual të qytetarëve. Uroj të gjitha subjektet dhe të gjithë kandidatët për sjellje dinjitoze; KQZ-në dhe vëzhguesit për organizim të suksesshëm”, ka shkruar Mustafa në Facebook./KosovaPress/