Lidhja Demokratike e Kosovës ka mbajtur një mbledhje me strukturën udhëheqëse të saj, ku u diskutua për zhvillimet e fundit në vend sa i përket qeverisë së re, raporton Front Online.
Kreu i LDK-së tha se nuk do ta procedojnë me seancë nëse Gjykata Kushtetuese e konsideron si anti-Kushtetues vendimin e Thaçit për mandatar.
“Jemi të gatshëm që çdo moment të shkojmë në kuvend të formohet qeveria por edhe të respektojmë gjithçka thotë gjykata kushtetuese. Nuk dyshojmë që të gjitha masat që janë marrë deri tani nuk janë kushtetuese dhe askush tjetër nuk ka te drejtë të pengojë mbajtjen e seancës.” tha Musatafa.
Kreu i LDK-së u shpreh po ashtu se Nuk e kenë përfunduar koalicionin me AKR-në.
“Janë marrë vesh që ata të jenë pjesë e koalicionit mirëpo do të bëjnë marrëveshjen tutje se cilat pozita do t’iu takojnë”, theksoi ai.