Aktuale

Mustafa dhe Muja përplasen për raportin e ZRRE-së

Raporti i ZRRE-së përplas mes vete deputetin Shaip Muja dhe deputetin e LDK-së Muhamet Mustafa.

Muja, tha se ky raport nuk duhet të miratohet pasi që rryma ka shkaktuar shumë humbje në biznese e sidomos në zonën e Drenicës.

Në këtë rast Muja përmendi çështjen e Ferronikelit.

Ndërsa Mustafa që edhe prezantoi këtë raport si kryetar i Komisionit të Zhvillimit Ekonomik tha se raporti është në rregull dhe duhet të miratohet.

Kritika për raportin e ZRRE-së për vitin e kaluar e kritikoi edhe kryetari i VV-së Visar Ymeri./KosovaPress/