Aktuale

Mustafa dhe Kurti ende në takim, nuk dihet nëse sot do të ketë marrëveshje

Liderët e LVV-së dhe LDK-së, Albin Kurti dhe Isa Mustafa, ende janë në takim për të diskutuar për marrëveshjen e përfundimtare të koalicionit qeverisës, raporton portali “Front Online”.

Para këtij takimi, Kurti ka thënë për medie se nuk shpreson shumë që sot do të ketë marrëveshje, por, sipas tijme LDK-në janë dakorduar për 12 ministri, derisa tani ka mbetur që të merren vesh për ekzekutivin.

“Sot do t’i vazhdojmë bisedimet për zhvillimin e qeverisë së re, unë si kryeministër i ri i Kosovës, do të kem 12 ministri në kabinetin qeveritar. Këto bisedime do t’i zhvilloj drejtpërsëdrejti me kreun e LDK-së. Deri më sot kemi harmonizuar programin 100 për qind, besoj që sot ashtu siç jemi marrë vesh do të merremi vesh edhe për ndarjen e përgjegjësive në ekzekutiv të atyre 12 ministrive, për të cilat tashmë jemi marrë vesh”, shtoi ai.

“Këto bisedime do të fillojnë tash dhe do të vazhdojnë gjatë ditës së sotme, kur t’i kemi rezultatet ne do të ju njoftojmë, kemi zotimin tonë që sa më parë sa më mirë gjithçka të përfundojë ashtu siç e dëshirojnë të dy subjektet”, tha Kurti.

Lideri i VV-së tha se nuk mund të flasë në emër të LDK-së sa i përket marrëveshjes, shkruan.

“Unë nuk mund të flas edhe në emër të palës tjetër, kur të merremi vesh do të ketë marrëveshje”, tha ai. /Front Online/


the authorGazetaKNN