Aktuale

Mustafa i bindur se Pacolli i qëndron besnik koalicionit

Kryeministri në detyrë, Isa Mustafa, ka thënë se kreu i AKR-së, Behxhet Pacolli i qëndron besnik marrëveshjes së koalicionit.

Afatin prej 10 ditësh për formimin e Qeverisë të dhënë nga Pacolli, ai nuk e sheh si ultimatum, por si shprehje të mendimit për krijimin sa në të shpejt të institucioneve.“Ne i kemi shpreh qëndrimet tona se kënd nuk duhet ta votojmë deputetet tanë.

Ne si koalicion në krye me LDK-në do të marrim pjesë në seancë. Nuk shoh ultimatum unë shoh shprehje te mendimi ne këtë situate te ngathtësisë që institucionet të formohen këtë e shoh si një propozim. Ne do te presim qe PDK ta kryejnë detyrën e tyre te provojnë ta votojnë kryeparlamentarin apo edhe qeverise dhe nëse jo atëherë duhet te pranoj humbjen”, tha Mustafa pas mbledhjes së kryesisë së LDK-së.