Aktuale

Mustafa bën thirrje për zgjedhje fer

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka votuar në qendrën e votimit “Emin Duraku”, në Prishtinë me ç’rast i ka bërë thirrje gjithë qytetarëve të Kosovës të dalin të shfrytëzojnë të drejtën e votimit, raporton Ekonomia Online.

“Unë e kreva një obligim qytetar, është një ditë e rëndësishme. Unë ftoj që zgjedhjet të jenë fer, transparente dhe të fitojmë të gjithë së bashku. Sepse nga zgjedhjet e rregullta fitojnë të gjithë qytetarët”, ka thënë Mustafa