Aktuale

Mustafa: Arrestimi i Thaqit në Serbi është i papranueshëm

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa në seancë të jashtëzakonshme ka thënë se arrestimi i Nehat Thaqit është i papranueshëm nga Serbia dhe si të tillë të akuzohen për vepra të cilat nuk i kanë bërë

 

Kryeministri tha se arrestimi i Nehat Thaqit nga ana e Serbisë është i papranueshëm, duke potencuar se Serbia nuk ka arsye të ndërhyjë në punët e Kosovës.

“Ne i kemi kërkuar Serbisë përmes Ministrisë së Drejtësisë, Ministrisë së Jashtme dhe faktorëve ndërkombëtar, kthimin e Thaqit në Kosovë”, ka thënë Mustafa.

Ai gjithashtu ka potencuar se është njoftuar edhe faktori ndërkombëtar që t’iu bëjë presion Serbisë për lirimin e Thaqit, në mënyrë që ai të kthehet në Kosovë.