Aktuale

Mustafa: 2 Korriku, pikënisje e ndërtimit të shtetësisë së Kosovës

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se 2 Korriku ishte akti më i rëndësishëm dhe vendimtar për historinë e re të Kosovës.

Me rastin e 29-vjetorit të Deklaratës Kushtetuese të 2 Korriut, kreu i LDK-së, Isa Mustafa, ka thënë se kjo ishte dita vendimtare për Kosovën.

Në një deklaratë të tij, Mustafa po asht ka thënë se 2 Korriku ishte pikënisje e ndërtimit të shtetësisë së Kosovës, shkruan lajmi.net.

Ai po ashtu përmes kësaj deklarate ka shprehur mirënjohje për të gjithë deputetët e Kuvendit të atëhershëm.

Deklarata e plotë e Mustafës pa ndërhyrje:

Miratimi i Deklaratës Kushtetuese më 2 Korrik 1990 ishte akti me rëndësi vendimtare për historinë e re të Kosovës.

Kjo deklaratë ishte padyshim pikënisje e ndërtimit të shtetësisë së Kosovës.

Ky akt me vlera të veçanta historike ishte gjithashtu shprehje e aspiratave të popullit të Kosovës për liri dhe pavarësi.

Shpreh mirënjohje të thellë për deputetët e Kuvendit të atëhershëm të cilët me përkushtim dhe vendosmëri në rrethana të jashtëzakonshme miratuan këtë deklaratë, duke shpallur Kosovën njësi të barabartë në federatën jugosllave.

Përpjekjet e popullit të Kosovës për pavarësi do të kujtohen në të gjithë brezat. /Lajmi.net/

the authorBurbuqe Metolli