Aktuale

Musliu: Anton Quni dhe Adem Salihaj dëshmitarë në Gjykatën Speciale

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës Ganimete Musliu ka thënë në seancën për mocionin e mosbesimit se ka dëgjuar se deputetët e LDK-së Anton Quni dhe Adem Salihaj janë dëshmitarë të Gjykatës Speciale.

Këtë ajo e tha duke u bazuar nga fjalimi i deputetit Quni që për të ishte befasi, i cili ka akuzuar udhëheqësit e luftës që vijnë nga PDK-ja.

Musliu tha se një deputet i LDK-së i ka thënë asaj se “Anton Quni dhe Adem Salihaj janë dëshmitarë në Speciale”.

Ndërsa sa i përket akuzave për ushtarët e UÇK-së që janë bërë sot nga deputetët e LDK-së, për Musliun nuk janë risi sepse kjo parti sipas saj gjithnjë ka krijuar “imazh horror për UÇK-në.

Ajo në fund tha se populli nuk i përty më këto pllaka sepse “populli nuk i do mjeranat”./KosovaPress/