Muri i madh kinez u ndërtua për të mbrojtur kufijtë verior të Kinës, dhe mendohet të ketë filluar ndërtimin në shekullin e tretë para erës sonë. Ndërtimi i tij zgjati shekuj me radhë, deri në shekujt e pesëmbëdhjetë e të gjashtëmbëdhjetë. Pra, ishte ndërtuar për një qëllim të caktuar, kurse sot është një atraksion i jashtëzakonshëm për turistët e në veçanti në pjesën që ndodhet afër Pekinit, raporton FaktePlus
Filloi të ndërtohej rreth 3000 vjet më parë dhe u ndërtua në mënyrë unikate me gurë dhe materiale rrethanore, sipas zonave ku kalonte. Për të u përdorën metoda të lashta ndërtimi, shtresa të rrahura mirë të baltës, të kombinuara me gurë, lidheshin dhe krijonin një mur të fortë dhe i qëndrueshëm, sepse më parë ai merrte formë në një skelet druri, derisa ngurtësohej dhe lidhej.
Ky muri njihet edhe si muri Huangdi emri i të cilit rrjedh nga dinastia Shi, në bazë të perandorit të parë Çin Shi Huangdi, i cili jetoi nga viti 259 pa erës sonë deri në vitin 210 p.e.s.
Ndërtimi i murit dhe riparimi i pjesëve të ndërtuara të tij vijoi të bëhej përgjatë gjithë shekullit të gjashtëmbëdhjetë dhe më pas. Në këtë kohë muri kishte marrë një formë dhe një shtrirje që po i afrohej fundit, domethënë bashkimit të 2400 kilometrave. Në rajonin e Pekinit përmasat e tij arrinin një lartësi prej 7,6 metrash dhe një gjerësi prej 9 metrash.
Në ditët e sotme muri i madh kinez ka dalë në dritë në të gjitha kuptimet dhe ai mbetet monumenti më i vizituar në botë, ndërkohë ndërtimi njerëzor më mbresëlënës./FaktePlus