Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati tha se duke u nis nga bashkëpunimi i deritanishëm kanë vendosur të vazhdojnë partneritetin me PDK-në për fuqizimin e Kosovës dhe për integrime evropiane.
Ai u shpreh se nga partneriteti i mëparshëm Lëvizja për Bashkim ka arritur që t’i ruaj karakteristikat e veta dhe se kjo do të vazhdojë edhe në vazhdimësi.
Këtë deklaratë Murati e dha gjatë firmosjes së marrëveshje me anë së cilës partia e tij në zgjedhjet e 11 qershorit do të garojë në një listë me deputetët e PDK-së.
PDK-ja deri më tani ka nënshkruar marrëveshje edhe me Partinë e Drejtësisë dhe ADK-në e Edita Tahirit./KosovaPress/